Aktualitet Bota Tech

Elon Musk e konfirmon, interneti me shpejtësinë më te lartë Starlink, është aktiv edhe në Shqipëri!

Elon Musk ka njoftuar përmes një postimi në platformën X, se sateliti Starlink tashmë përfshinë edhe vendin tonë, Shqipërinë.

Starlink është plejada e parë dhe më e madhe satelitore në botë që përdor një orbitë të ulët të Tokës për të ofruar internet me brez të gjerë të aftë për të mbështetur transmetimin, lojërat në internet, video thirrjet dhe më shumë.

Duke shfrytëzuar satelitët e avancuar dhe harduerin e përdoruesit të shoqëruar me përvojën e thellë si me anijen kozmike ashtu edhe me operacionet në orbitë, Starlink ofron internet me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët për përdoruesit në të gjithë botën.

Starlink është aktiv në disa vende të Ballkanit, ndërsa pritet të bëhet aktiv në Kosovë, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovinë.

Ndërkaq Starlink pati një ndikim shumë pozitiv në Ukrainë gjatë periudhës së luftës!

Satelitët u vendosën pas një kërkese nga udhëheqja e vendit të luftuar për të zëvendësuar shërbimet e internetit të shkatërruara nga sulmi rus. Pushtimi rus ka lënë pjesë të vendit pa internet, ndërsa SpaceX ka lëshuar mijëra satelitë komunikimi për të sjellë brezin e gjerë në zona të vështira të botës për t’u arritur.

Masa erdhi pasi zëvendëskryeministri i Ukrainës i kërkoi Musk t’i ndihmonte, pasi sistemi SpaceX nuk kërkon kabllo me fibra optike raporton gazeta “The Independent”.

Përdoruesit në tokë aksesojnë sinjalet me brez të gjerë që transmetohen përsëri në tokë duke përdorur një komplet të shitur nga SpaceX.

SpaceX ka lëshuar më shumë se 2,000 satelitë Starlink në orbitë që nga viti 2018, dhe planifikon që përfundimisht të ketë deri në 12,000 si pjesë e rrjetit të saj të internetit me shpejtësi të lartë.