Celebrities Gossip Showbiz

Epoka “KUWTK” ka përfunduar, ja se si kanë ndryshuar protagonistet e serialet ndër vite

Besojeni apo jo, “Keeping Up The Kardashians” ka qënë në jetën tonë për plot 14 vite, që nga seria e parë e transemtuar në vitin 2007. Në vitet që pasuan, ne jemi shoqëruar nga drama, skandale e aventura familjare, e si pa e kuptuar erdhi njoftimi se shfaqja po mbaronte në sezonin e 20-të. Jeta e motrave Kardashians ka ndryshuar shumë që prej fillimit të serialit. Ato kanë qënë në qendër të mediave për vite me rradhë, duke na “servirur” çdo realizim të tyre.

Kim ka shpjeguar në një deklaratë të fundit se:

 “Pas 14 vitesh, 20 sezonesh, qindra episodesh dhe xhirimesh të shumta, ne jemi përtej mirënjohës për të gjithë ju që na keni parë për të gjitha këto vite – përmes kohërave të mira , kohërave të këqija, lumturisë, lotëve dhe marrëdhëniet e shumta me fëmijët. Ne do të çmojmë përgjithmonë kujtimet e mrekullueshme dhe njerëzit e panumërt që kemi takuar gjatë rrugës.”

Ndër të tjera ajo shton:

“Pa vazhduar me The Kardashians, unë nuk do të isha këtu ku jam sot. Unë jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë parë dhe mbështetur mua dhe familjen time këto 14 vitet e fundit. Kjo shfaqje na bëri që të jemi gjithnjë në borxh ndaj gjithsecilit që luajti një rol në krijimin e karrierës sonë dhe ndryshimin e jetës tonë përgjithmonë “.

Epo duhet ta pranojmë se me kalimin e viteve, familja na ka dhuruar momente që na kanë bërë të qeshim dhe të qajmë njëkohësisht e në shumë raste janë kthyer në epiqendrën e meme-ve dhe skandaleve online.

Ja se sa kanë ndryshuar Kris Jenner, Kylie Jenner, Kendall Jenner, Kim Kardashian, Kourtney Kardashian dhe Khloe Kardashian që prej 2007-ës e deri në vitin 2021, me finalizimin e serialit madhështor “KUWTK”.