Aktualitet Music

Ermal Meta homazh për Toto Cotugno-n në Tiranë, interpreton hitet e ikonës italiane!

Ermal Meta duket se po shijon pushimet në Shqipëri me familjaret dhe miqtë e tij. Mbrëmjen e të martës nga Tirana ka bërë homazh një prej këngëtarëve më të dashur për shqiptarët, Toto Cutugno, i cili u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.

Këngëtari i është bashkuar një grupi muzikor në një nga restorantet ku po darkonte dhe ka kënduar me ta këngën hit “L’italiano”. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Ermal Meta shkruan:

Mbrëmë në darkë me familjen dhe disa miq të mi ishim në një restorant tipik shqiptar në Tiranë. Ishte aty një bandë e vogël muzikore që luante. Më kërkuan që të këndoja dhe të gjithë bashkë i bëmë homazh një prej muzikantëve më të mëdhenj italianë që u nda nga jeta. Pushofsh në paqe Toto, të kemi dashur të gjithë shumë, në të dy anët e Adriatikut.