Health & Beauty Vitality Vibes | News

Farmaciste Sotira shpjegon ndryshimin mes paracetamolit e takipirinës, marrjes së antibiotikëve dhe…

E ftuar në emisionin “Vitality Vibes” ka qenë farmacistja Sotira, e cila ka shpjeguar me detaje gjithçka në lidhje me marrjen e antibiotikëve, ndryshimit mes paracetamolit dhe takipirinës dhe jo vetëm…

Tani mjekët janë bërë si më të prekshëm, ka ndryshuar shumë mjekësia realisht. Më parë njerëzit e kishin shumë të lehtë të shkonin në farmaci. Ka ndryshuar tani shumë sistemi i shëndetit, me kartën e shëndetit mund të shkosh të vizitohesh në shtet dhe në privat ku të duash ti. Farmacisti është shumë personal. 

Cili është ndryshimi mes paracetamolit dhe takipirinës?

Është i njëjti princip aktiv. Takipirina është paracetamol thjesht është prodhim italian. Antiimflamator janë kështu që në të njëjtin stad me paracetamolin. Ai është analgjeziku më i thjeshtë dhe më i lehtë i mundshëm. Tek paracetamoli kemi vetëm paracetamol. Pastaj kalojmë tek analgjezikët e tjerë të cilat janë formula të tjera pak më të forta. Paracetamoli konsiderohet si një analgjezik i cili ka më pak efekte anësore. Madje është i vetmi që mund të merret edhe gjatë shtatzënisë. Thjesht ndryshojnë firmat. Psh. në Greqi është deponi, super i famshëm. Tek ne është bërë takipirina, sidomos pas Covid-19. 

Më tej farmacistja shtoi gjithashtu se:

Pacientët nuk e dinë që paracetamoli 500 mg nuk ka pothuajse fare efekt, duhet që të meret 1000 mg. Ndoshta këto që e kanë prodhuar takipirinën kanë formuluar dozën optimale që është 1000 mg dhe ka qenë më komode. Njerëzit gjatë Covid-19 filluan ta përdorin shumë. 

Si na afektojnë ngeativisht në shëndetin tonë antibiotikët? Çfarë efektesh kanë ata?

Antibiotikun duhet ta marrësh realisht kur ti ke nevojë për antibiotik. Kur ke një infeksion të cilin ti nuk mund ta luftosh me asnjë lloj preparati apo medikameti tjetër. Gjithmonë antibiotikun duhet të konsultohet me mjekun para se ta marrësh sepse ka realisht shumë efekte anësore. Duke filluar që me problemet me stomakun, zorrët dhe deri në diarre të vazhdueshme. Por problemi më i madh që shkakton antibiotiku është myku. Myk të gojës, të organeve gjenitale, të përhapur në pjesë të ndryshme të trupit dhe gjymtyrëve që nuk riparohen lehtësisht.