Fëmijët që ndjekin dieta vegjetariane janë më të shkurtër në gjatësi dhe kanë kocka më të dobëta. Ky është rezultati i një studimi të ri. Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se fëmijët e moshës 5 deri në 10-vjeç që ushqeheshin me dieta me bazë bimore ishin mesatarisht 3 centimetra më të shkurtër se ata që hanin mish. Përveç kësaj, kockat e tyre ishin më të vogla dhe më pak të forta, për pasojë ishim më të rrezikuar për fraktura ose osteoporozë në një të ardhme jo shumë të largët.
![](https://healthwaymedical.com/wp-content/uploads/2020/09/vegetarian-diet--1024x683.jpg)
Studimi ekzaminoi 187 fëmijë të shëndetshëm të moshës 5-12 vjeç, nga të cilët 115 ndoqën një dietë vegjetariane dhe 72 hëngrën gjithçka. Siç tregohet nga rezultatet, fëmijët në dietë vegjetariane ishin mesatarisht 3 cm më të shkurtër, kishin 4-6% më pak përmbajtje kockash dhe më shumë se tre herë më shumë shanse për të pasur mungesë të vitaminës B12 në krahasim me fëmijët që hanin gjithçka.
![](https://i.dailymail.co.uk/1s/2021/06/03/15/43793271-0-image-a-5_1622731697506.jpg)
Studimi i mjekëve në Institutin Great Ormond Street të Shëndetit të Fëmijëve në Kolegjin Universitar të Londrës thekson se prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e dietave vegjetariane dhe se fëmijët që ndjekin dieta të tilla duhet të marrin suplemente të vitaminës B12 dhe D për të reduktuar pasojat e mundshme afatgjata shëndetësore.