Romeo dhe Donald Veshaj festojnë sot ditëlindjen. Dy binjakët simpatikë të showbizit shqiptar bëjnë 28 vjeç dhe urimet e dedikimet për ta kanë nisur që në mesnatë.
E sigurisht dedikimi që mori më shumë vëmendje ishte ai i Bora Zemanit për partnerin e saj, Donaldin. Në një foto të postuar në Instagramin e saj ku kanë dalë së bashku, moderatorja ka ndarë disa fjalë romantike, ku shkruan:
Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me @romeoveshaj por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm, me mua! #happybirthday
View this post on Instagram