Celebrities Gossip Showbiz

Fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh, ylli australian i TikTok-ut Leah Halton tregon se si po e përballon famën!

Një modele australiane mund të thyejë rekordin e të gjitha kohërave për videon më të pëlqyer të TikTok-ut. Leah Halton e njohur në TikTok me llogarinë @looooooooch ka mbi 8 milionë ndjekës dhe 195.8 milionë pëlqime në platformë.

Modelja 23-vjeçare ka publikuar një video të saj në makinë duke dëgjuar këngën “Praise Jah in the Moonlight” nga YG Marley dhe ekzistojnë mundësitë që videoja e shkurtër të bëhet më e pëlqyera në platformë. Videoja është vetëm 12 sekonda dhe fillon me modelen e cila afron telefonin afër fytyrës së saj dhe pastaj fillon të luaj buzët e të këndojë duke buzëqeshur.

Videoja ka arritur 713 milionë shikime dhe mbi 47 milionë pëlqime. Tani Lea i është drejtuar suksesit të saj të pabesueshëm, duke u thënë ndjekësve të saj se ndihet ‘e bekuar’.

Siç e dini shumë prej jush, unë kam postuar video në YouTube për rreth katër vjet dhe ky do të jetë gjithmonë pasioni im. Është çmenduri që ky “shpërthim” ka ndodhur në një hark kaq të shkurtër kohor dhe për ata që janë ndjekës të rinj, shpresoj të kënaqeni duke më njohur. Unë jam shumë e emocionuar dhe ndihem shumë e bekuar.