Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët më romantike që mund të dëgjonim për sot i tha Fifi për partnerin e saj!

Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.

Ashtu si ka bërë dhe pak më parë ku teksa është pyetur nëse partneri i saj e bën të ndihet e plotësuar, artistja i ka dedikuar atij fjalët më të ëmbla që mund të dëgjonim për sot.

Është gjithçka që kam kërkuar në jetë. Adisi është njeriu më i mrekullueshëm që kam takuar… Nuk lodhem duke shkruar për të e as nuk do të lodhem kurrë… Vetëm Zoti ka ditur me ma sjell kapakun e tenxheres time dhuratë. Të dua më shumë se çdo gjë në univers!

Së fundmi Fifi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Me anë të një ‘bisede online’ me ndjekësit teksa është pyetur se kur do të publikojë ndonjë projekt të ri, bukuroshja na dha lajmin që prisnim me padurim.