Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.
Ditën e sotme, Adisit i ka dedikuar djalit të tij Troi fjalët më të ëmbla. Me anë të një postimi në rrjete sociale teksa shfaqet me Troin, Adisi ka shkruar:
Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë… Në këtë botë, ti je bota ime Troi Patushi! Babit i mungon shumë!
Por, ‘qershia mbi tortë’ e këtij postimi është padyshim komenti i Fifit që është shembulli i duhur dhe me të vërtetë na tregon lidhjen e fortë që ka me partnerin e saj.

Fjalët më të ëmbla Fifi nuk ia dedikon partnerit të saj të zemrës, por një personi shumë të shtrenjtë për të që është pikërisht i ati. Ky i fundit festoi para disa ditësh ditëlindjen e tij dhe me anë të një postimi në Instastory, artistja ka zgjedhur ta urojë me këto fjalë kaq emocionuese.
Së fundmi Fifi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Me anë të një ‘bisede online’ me ndjekësit teksa është pyetur se kur do të publikojë ndonjë projekt të ri, bukuroshja na dha lajmin që prisnim me padurim.