Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Fjodora Fjora për Heidin: “Më përpara ishte e ftohtë por tani më duket e përfshirë me Romeon…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja e njohur Fjodora Fjora. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri Egla dhe Jetmiri kanë pasur konflikte të njëpasnjëshme dhe ky i fundit ka kërkuar të dalë nga “BBV”. Si e komenton Fjodora këtë veprim, a është kjo një strategji e Jetmirit? Zbuloni duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, a ka ndryshuar Fjodora opinion për ndonjë nga banorët?

Jo nuk kam ndryshuar por e ndjej që në këtë pikë nuk kam asnjë të preferuar. Nuk më jep asnjëri ndonjë kënaqësi të madhe.

A ka aleanca brenda “BBV”?

Juli është konsistent, ka krijuar një grup njerëzish ku Erjola ka zëvendësuar Ledjonën. Ka krijuar grupin e vajzave që e mbështesin. Heidi dhe Romeo rekrutojnë ndonjë njeri të ri që vjen si në rastin e Lidit, ku pati një krisje me Romeon së fundmi dhe një diskutim të gjatë me Heidin. Egla është pjesë e aleancës me Heidin dhe Romeon por del herë pas here më vete, është më tepër tek grupi i tyre se sa me Julin. Duket sikur këta të kartërt janë të interesuar t’i mbajnë lojën njëri tjetrit, kanë vendosur në fshehtësi që të shkojnë të gjithë në finale. Nuk ka ndonjë sulm të drejtpërdrejtë tek njëri tjetri. Meritoni nga ana tjetër është një djalë që përfaqëson Kosovën, i duhet audicencës, po përpiqet të bëjë lojën e tij edhe pse nuk e lejojnë, e godasin. Aleanca ka por nuk janë shumë solide, duket sikur paranoja që i karakterizon të gjithë sidomos në ditën e 100 i bën herë pas here të tremben sidomos kur ka hyrje të reja. Heidi është e trembur nga Jetmiri, ndjehet e cënuar nga ai. Heidi ka për të humbur sepse ka ardhur nga Italia, ka ndjenja për Romeon dhe nëse më përpara ishte e ftohtë dhe menaxhonte situata tani më duket e përfshirë dhe duke dashur t’i mbajë anën Romeos del pak bllof me njerëzit e tjerë.

Lidi dhe Liami janë në nominim, si e mendon Fjodora lojën e Lidit dhe kush mendon se do të dalë nga dy banorët të shtunën?

Nuk e kam konsideruar Lidin, nuk kam qenë e vëmendshme të shoh lojën e tij, më është dukur thjesht një përsonazh që është futur në një moment të caktuar. Më tepër sesa ka shtuar numrin e meshkujve aty brenda nuk kam parë gjë tjetër. Nuk mendoj se ka gjë për të ofruar, ka tentuar të bëhet pjesë e zënkave të të tjerëve, është përpjekur të jetë në situata si i tretë. Mendoj që ai do eliminohet këtë javë edhe pse nuk kam simpati as për Liamin. Mendoj që loja ka më shumë për të humbur nëse del Liami.