Celebrities Gossip Showbiz

Flet modelja e “PlayBoy” qe ka refuzuar Leonardo DiCaprio-n: “Ai mban kufje gjatë marrëdhënies seksuale…”

Një modele e “Playboy” Hieke Konings, 22 vjeçe, ka pohuar se ajo ndau një puthje me yllin e Hollivudit Leonardo DiCaprio në një klub nate në Los Anxhelos. Në një intervistë të re me edicionin holandez të “Playboy”, Hieke tha se më pas ishte ftuar të shkonte në shtëpi me yllin e “Killers Of The Flower Moon”, por e refuzoi atë.

“Ai ka reaguar shumë i tronditur. Sigurisht, ai nuk ishte mësuar kur i thashë se nuk e njihja mjaftueshëm”-tha ajo. Hieke tha se ai i dha asaj përgjigjen me tre fjalë: “Unë e respektoj këtë gjë”. Por ajo shtoi: “Kështu ai iu drejtua një vajze tjetër dhe e mori në shtëpi”. Për takimin e tyre, Hieke tha: “Ishte në një klub të fshehtë në LA, ku hyn vetëm me ftesë. E pashë të ulur atje me kapuçin e zi dhe bëmë kontakt me sy.”

Ajo shpjegoi se si menaxheri i Leos e solli atë në tryezën e yllit, duke thënë: “Leo dëshiron të flasë me ty”. Hieke tha se ndërsa ajo nuk kishte fjetur me Leon, ajo kishte disa miq që kishin kaluar natën me të dhe pretenduan se ai kishte disa preferenca të dyshimta në dhomën e gjumit.

Një mike tha se ai i mbante kufjet gjatë seksit sepse nuk donte ta dëgjonte. Dhe një tjetër më tha se i vuri edhe një jastëk në kokë. Leo është shumë i çuditshëm dhe shumë i vjetër.

Rikujtojmë se ikona e kinematografisë ka zbuluar se nuk ka në plan të largohet nga Hollywood së shpejti. Duke diskutuar karrierën e tij të gjatë të aktrimit në një intervistë për Good Morning America, Leo rrëfeu se kishte një qëllim për të arritur para se të mbushte 50 vjeç vitin e ardhshëm. “E dini çfarë? Vetëm një film më shumë. Një film më shumë, “i tha ai prezantuesit Chris Connelly.