Aktualitet Fol

Fluksi i madh i çështjeve për pensionet, si mund të reduktohet e gjithë kjo sipas gjyqtarit Ardian Dvorani?

Në episodin e gjashtë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” është trajtuar çështja e pensioneve. Në kërkim të dëshmitarëve dhe të çdo prove që vërteton vitet e punës, të moshuarit pa pension po përballen po ashtu edhe me stokun e dosjeve. Për të folur për pensionet, paditë, fluksin, atë që quhet ndryshe si ‘backlog’-u i ftuar ka qenë edhe gjyqtari Ardian Dvorani, i cili trajtoi me detaje dhe shpegoi gjithçka rreth çështjeve dhe problematikave që përballen sot qytetarët.

Si mund të zgjidhet ‘backlog’-u në gjykatë? Si mund të reduktohet e gjithë kjo masë e madhe çështjesh e cila prek drejtëpërdrejtë qytetarët shqiptarë?

Nuk janë vetëm çështjet e pensionit të prapambetura. Duhet të kuptohemi janë të gjitha llojet e çështjeve, edhe administrative por edhe çështjet civile, çështjet penale disi më pak. Kështu që kur flasim se si do ta zgjidhim këtë problematikë sot, nuk do të mendojmë thjesht për të zgjidhur efektet që erdhën nga efektet e vetingut. Nuk mund të vihet në dyshim dobia e procesit të rivlerësimit kalimtar të vetingut. Prandaj edhe masa që duhet të merret që janë propozuar një pjesë e tyre janë në parlament janë të tilla që nuk synojnë thjesht të riparohet me urgjencë sepse ka ndodhur dicka në mënyrë të menjëhershme, por për të riparuar fenomenin e ‘baclog’-ut në terma afatgjatë por edhe me disa masa që duhet të kenë edhe impakt të menjëhershëm sot. Dhe po propozohen përveçnevojës që të kemi më shumë burime njerëzore, pra më shumë ndihmësa ligjore, të kemi më shumë gjyqtarë. Do pak kohë të arrihet numri i gjyqtarëve.

Më tej Dvorani shtoi se:

Gjetja ka qenë që numri i gjyqtarëve duhet të rritet me 20 %, pra që duhet të kishim në sistem rreth 100 gjyqtarë më shumë. Që atëherë ne menduam që duhet të shkojë 500, tani që nga efektet nga procesi i rivlerësimit kalimtar të vetingut nuk ka 400 gjyqtarë në zyrë, janë pak më shumë se gjysma. Kështu që ne duhet të arrijmë, pra kur unë fola që një nga masat është që të gjendet mundësia që të rritet numri i gjyqtarëve nëpër gjykata veçanarisht aty ku ka më shumë nevojë dhe një nga gjykatat është gjykata ku unë ushtroj detyrën e gjyqtarit dhe drejtuesit të saj, të rritet numri i ndihmësve gjyqësore dhe marrja e këtyre masave do të ndihmojë që numri i çështjeve të prapambetura gradualisht nuk mund të zerohet brenda një viti. Është e pamundur në fakt nuk ka asnjë zgjidhje, por për një periudhë 3-5 vjeçare,  gradualisht gjykata, sidomos gjykatat e apeleve duhet të ishin në gjendje që të gjykonin jo një numër çështjesh të barabartë me numrin e çështjeve që regjistroheshin por të gjykonin deri në dy vjet brenda një viti dhe kjo do  të shkurtonte vazhdimisht  edhe afatet, do të largonte edhe ‘backlog’-un, edhe disa kompetenca që do të ketë pak më të qarta dhe më të dedikuara.