Foni Ilia

Ksenofon Ilia ose siç njihet nga të gjithë si “Foni i Fiksit” ka kryer studimet e Larta për Regjisurë për Kinematografi dhe Televizion në Athinë dhe punon prej 17 vitesh si gazetar në emisionin “Fiks fare”.

Në vitin 2002-2003 ai u bë i njohur me emisionin e tij humoristik “Boom – Boom” në Tv Koha i cili bazohej në intervista me humor në rrugë i pari këtij lloji në vendin tonë deri atëherë dhe duke mos u bërë i dukshëm në kamerë.

Prej 40 vitesh ai ka shkruar materiale të humoristike, skeçe, parodi, gazmore, aforizma për estradat profesioniste të qytetit të Vlorës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Ai mban mastera në Marrëdhënie me Publikun dhe Psikologji Klinike. Është përkthyes dhe autor i dhjetëra librave të botuar në fushën e kinematografisë, psikologjisë, filozofisë dhe mjekësisë.

Emisoni “Ju flet trupi” është përvoja e parë e tij si drejtues emisoni si i vetmi ekspert i gjuhës së trupit në vendin tonë.