Botë e Çuditshme Lifestyle

Fshati që përdor pasqyrën për t’u ngrohur me rreze dielli!

Viganella, një fshat i vogël i vendosur në një luginë në kufirin italo-zvicerian, i rrethuar nga male, zhytet në errësirë për tre muaj çdo vit, nga nëntori deri në shkurt. Mungesa e dritës së diellit ka çuar edhe në rënien e popullsisë.

Në vitin 1999, në një përpjekje për të ndryshuar këtë gjë, kryebashkiaku i atëhershëm Franco Midali propozoi një pasqyrë gjigante për të reflektuar dritën e diellit. Kjo sfidë u mor përsipër nga arkitekti Giacomo Bonzani i cili me ndihmën e inxhinierit Gianni Ferrari projektoi një pasqyrë tetë metra të gjerë dhe pesë metra të gjatë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Johannes Weigel (@lostwordspoet)

E vendosur në vitin 2006, pasqyra reflektonte rrezet e diellit për gjashtë orë në ditë. Edhe pse nuk ishte aq e fortë sa rrezet direkte të diellit, drita e ngrohte vendin dhe siguronte dritë natyrale të nevojshme. Pasqyra përdoret edhe tash por vetëm gjatë muajve të dimrit, ndërsa qëndron e mbuluar për pjesën tjetër të vitit. Projekti jo vetëm që ka sjellë përfitime, por ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. Historia e Viganlleas ka frymëzuar edhe vendet e tjera. Në vitin 2013 një pasqyrë e ngjashme u instalua edhe në Rjukan të Norvegjisë.