BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Magazine

Gjëja e parë që do të bëjë pas daljes nga BBV? Juli: “Gruas do t’i lë një takim në krevat”!

Në Top Albania Radio, gjatë ditës së djeshme, vijoi transmeti i fundit për këtë sezon i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, me një kohëzgjatje nga ora 15:00 deri më 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione. Në këtë episod të fundit, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpi, të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.

I pyetur nga Jonida Aliçkolli se cila do të jetë gjëja e parë që do të bëjë pas daljes nga BBV, Jul Deda u përgjigj:

Do t’i lë gruas një takim në krevat. (qesh)

Ndërkohë edhe Heidi kur pati të njëjtën pyetje u përgjigj në të njëjtën mënyrë. Juli shtoi:

Përse edhe Baci kështu tha? E sheh që jemi njësoj. Nuk e dija fare se çfarë ka thënë. E shikoni miq që aleanca ekziston.