Botë e Çuditshme Tech

Gjermani, firma e taksive ajrore Volocopter merr dritën jeshile për të filluar prodhimin!

Prodhuesi gjerman i taksive ajrore Volocopter ka marrë dritën jeshile për të filluar prodhimin serik të taksive ajrore të tij, njoftoi kompania në Bruchsal pranë qytetit jugperëndimor të Karlsruhe. Volocopter prodhon taksi ajrore tërësisht elektrike me një strukturë unazore të veçantë. Pajisja mund të ngrihet dhe të ulet vertikalisht. Kompania do të mundësojë prodhimin e taksisë fluturuese Volocity e cila mund të transportojë dy persona. “Ky është një moment historik i madh për ne”,-tha shefi operativ i Volocopter, Andreas Fehring.

Rikujtojmë, se udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje për një shërbim të ri transporti, “një taksi ajrore”, e cili pritet të zhvillohet deri në vitin 2026. Kështu Dubai do të bëhet qyteti i parë në botë që do të ketë në shërbim një taksi elektrike ajrore. Ky projekt synon ofrimin e shërbimeve kualitative të transportit si për banorët ashtu edhe për vizitorët e vendeve arabe.

Shërbimi i ri i përdor teknologjinë më të fundit për të lehtësuar lëvizjen e sigurt dhe efikase të individëve. Është një helikopter me pesë vende, me bateri dhe gjashtë helika, i cili mund të mbulojë një distancë maksimale prej 161 kilometrave, me një shpejtësi maksimale deri në 321 km/h. Dallon nga helikopterët e tjerë për shkak se është më pak i zhurmshëm dhe aftësia e tij për ngritje dhe ulje vertikale e bën efikas për mjedise urbane.