Auto & Moto

Gjermani, largohen papritur subvencionet për automjetet elektrike!

Përballë një krize të rëndë buxhetore, qeveria gjermane anuloi papritur subvencionet deri në 4500 euro për blerjen e një automjeti të ri elektrik për individë. I ashtuquajturi “bonus mjedisor” për blerjet e automjeteve elektrike duhej të përfundonte më 31 dhjetor, por u anulua dy javë më parë. Stimujt e qeverisë për blerjen e automjeteve elektrike nga klientët e korporatave kanë përfunduar më 1 shtator, por kjo është paralajmëruar shumë kohë më parë, ndaj nuk ka pasur efekte të papritura. Anulimi i papritur i subvencioneve për blerjen e automjeteve elektrike është një tregues i seriozitetit të krizës gjermane. Qeveria tha vetëm pak ditë më parë se nuk do të ketë subvencione të paralajmëruara për vitin 2024.

Kjo do të ketë një efekt negativ të dukshëm në shitjet e përgjithshme të automjeteve elektrike në Gjermani, megjithëse për disa marka tashmë është e qartë se ato janë larg rezultateve të dëshiruara. Për shembull, Tesla synon 1.8 milion njësi të shitura në vitin 2023, por do të duhet të shesë pak më shumë se 475 mijë deri në fund të vitit. Gjermania nuk është tregu i vetëm ku stimujt për EV janë hequr ditët e fundit, pasi Franca gjithashtu kufizoi subvencionet e saj për automjetet elektrike (deri në 7000 euro për njësi) për makinat e prodhimit evropian më 15 dhjetor.