Bamjet janë bimë me origjinë afrikane që karakterizohen nga shumë vlera ushqimore. Mes tyre mund të përmendet aftësia për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Arsyeja e këtij përfitimi është e lidhur me praninë e mukozës, një substancë xhelatinoze, e cila gjatë tretjes mund të lidhet me kolesterolin, duke çuar në ulje të rrezikut të aterosklerozës.
Efektet që sjellin në shëndetin e njeriut konsumimi i bamjeve janë studiuar disa herë nga shkenca. Në këtë drejtim vlen të përmendet një studim i vitit 2014 i kryer nga një ekip aktiv në Universitetin e Teknologjisë së Kinës Jugore. Puna në fjalë monitoroi kushtet e një mostre të minjve laboratorë meshkuj, duke theksuar aftësinë e polisaharideve të gjendura në bamje të papërpunuara për të arritur aktivitet hipolipidemik.
Kur flasim për përfitimet e bamjeve është e dobishme të përmenden edhe polifenolet, substanca të dobishme për kontrollin e shënuesve inflamator. Gjithashtu në listën e përfitimeve mund të përfshihet dhe prania e lektinës, një proteinë që ka efekte pozitive në lidhje me frenimin e rritjes së qelizave tumorale.
Bamjet janë të pasura me vitaminë C. Para se të filloni t’i konsumoni, duhet që të këshilloheni me mjekun tuaj pasi marrja e tij mund të ndërhyjë në efektet e një ilaçi të njohur si metformin, i cili përdoret për trajtimin e diabetit tip 2. Gjatë muajve të dimrit kur temperaturat bien, shumë njerëz fillojnë të sëmuren. Një regjim ushqimor që bazohet në konsumimin e ushqimeve me aciditet të ulët dhe me bazë bimore alkaline do t’ju ndihmojnë të fitoni energji, të humbni peshë dhe të ulni nivelet e inflamacionit në trupin tuaj.