Food & Drink Health & Beauty

Trajton diabetin, kolesterolin dhe jo vetëm/Pija e mrekullueshme që mund ta përgatisni në shtëpi!

Bamja kultivohet përgjatë regjioneve tropikale dhe me temperatura të nxehta, megjithëse bamjet e ngrira i gjejmë gjatë të gjithë vitit në supermarkete. Bamja ka shumë vlera ushqyese dhe përmban 30 kalori, 21 miligramë vitaminë C, 3 gramë fibra dietal, 7.6 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina, 0.1 gramë yndyrë, 80 mikrogramë folat dhe 60 miligramë magnez. Përmban shumë fibra dietike, vepron si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje. Këta përbërës e bëjnë bamjen një hero të vlerave ushqyese kur është fjala për shëndetin tonë.

Bamja forcon imunitetin, zvogëlon sasinë e glukozës që absorbohet nga ushqimi, zvogëlon nivelet e kolesterolit, parandalon sëmundjet në veshkë, ndihmon me simptomat e astmës. Për ta përgatitur pijen, fillimisht duhet t’i merrni katër bamje të freskëta me madhësi mesatare dhe t’i prisni majat. I preni në mes dhe i vendosni në një gotë me ujë. Ato i lini ashtu gjatë tërë natës të zhytura në ujë, ndërsa të nesërmen i shtrydhni në një gotë të re me ujë të freskët.