Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Gjithçka që nuk dini rreth qershive të bardha, ka ardhur koha t’i mësoni tani përfitimet shëndetësore!

Janë në ngjyrë të bardhë në të artë me nuancë të lehtë të kuqe dhe me një shije të ëmbël që të pushton shqisat. Këto kokrra ndjellëse janë delikate si brenda ashtu edhe jashtë, ndaj mos hezitoni t’i shijoni. Këto qershi, që ndryshe i quajmë qershitë e bardha i gjejmë krah atyre të kuqe. Në Shqipëri mund të jenë të nënvlerësuara, por kur të lexoni këtë artikull do të mësoni t’i jepni qershive të bardha vendin e merituar.

Të gjitha qershitë janë pjesë e të njëjtës familje botanike. Kumbulla madje është pasardhëse e qershisë së egër (Prunus avium). Qershitë janë një ndër frutat e shumta me bërthamë si kajsitë, pjeshkat dhe kumbullat, të cilat vazhdojnë të piqen edhe pasi janë mbledhur. Qershia e bardhë është hibride e dy varieteteve të ëmbla dhe kuqalashe të qershive.

Procesi i formimit të glukozës është puna më e rëndësishme e pemës së qershisë. Pema e qershisë së bardhë krijon nivele të larta të glukozës te fruti, ndaj qershia e bardhë ka sasinë më të lartë të glukozës në mesin e të gjitha frutave me bërthamë. Sipas të dhënave qershia përmban 75% ujë, gjë që e bën atë frutin perfekt për rënien në peshë. Ushqimet e pasura me ujë dhe me pak kalori ju mbajnë të ngopur për shumë kohë se ushqimet apo pijet me nivel të lartë kalorish.

Qershitë përmbajnë shumë fibra. Një grusht me qershi përmban 3 gramë fibër. Kjo e fundit përshpejton rënien në peshë dhe ul nivelet e kolesterolit, duke ngadalësuar përthithjen e tij në gjak. Një filxhan me qershi ofron 91 kalori dhe vetëm 3 prej tyre vijnë nga yndyrnat. Sipas të dhënave, përmbajtja e plotë e yndyrnave në qershitë e bardha është 0.29 g. Kanë një ndikim minimal në limitin e lejuar ditor të 65 gr të konsumit të plotë të yndyrnave.

Një filxhan me qershi përmban 1 gramë proteinë, edhe pse asnjëri prej nesh nuk mendon për proteinat kur konsumon fruta. Nëse shqetësoheni për proteinat, atëherë ka ushqime të tjera që plotësojnë këto nevoja. Qershitë e bardha janë plot vlerë kur konsumohen të freskëta, por edhe kur shtohen në ëmbëlsira, akullore, torta, biskota apo kur përgatiten si gliko due reçel etj.

Ndërkaq, konsumimi i vetëm gjysmë filxhani me boronica në ditë në fund të të 50-ave mund të ndihmojë në parandalimin e demencës, zbulon një studim i ri. Studiuesit në Universitetin e Cincinnati gjurmuan 13 të rritur obezë me rënie të butë të kujtesës, të cilët hëngrën manaferrat për tre muaj dhe gjetën një përmirësim të ndjeshëm në kujtesën e tyre krahasuar me të tjerët që nuk kishin konsumuar fruta.