Lifestyle

Gratë apo burrat?! Cilëve ju duhet më shumë kohë për të kapërcyer një ndarje…

Shumica prej nesh kanë përjetuar një ndarje të hidhur. Periudha fillestare e pasionit mbaron, jeta evoluon dhe shpesh e rëndon marrëdhënien, e cila merr fund. Por, kujt i duhet më shumë kohë për të kapërcyer një ndarje? Ekspertët dhe kërkimet e kanë përgjigjen dhe ata janë burrat.

Hulumtimet tregojnë se femrave u duhet më shumë kohë për të rënë në dashuri sesa meshkujt dhe përjetojnë një marrëdhënie më shumë në krahasim me meshkujt, duke investuar më shumë punë emocionale në to, si komunikimi, ndjeshmëria dhe kujdesi. Kur këto përpjekje nuk përgjigjen ose merren si të mirëqena, kjo mund t’i lërë gratë të frustruara dhe të tjetërsuara.

Kjo shpjegon pse gratë raportojnë se humbasin interesin më shpesh dhe janë ato që iniciojnë ndarjet me një shkallë më të lartë se burrat. Kjo i ndihmon ato që të marrin veten më shpejt, e ndërsa meshkujt shpesh nuk i kuptojnë që gratë e tyre janë të pakënaqura, prandaj kur vjen puna te ndjarja shkatërrohen. Kjo bën që ata të mos jenë të përgatitur për divorcin dhe për pasojë iu duhet më shumë kohë të rikuperohen.

Disa njerëz mendojnë se një lidhje që ka përfunduar nuk duhet të rinisë. Problemet, keqkuptimet e mosmarrëveshjet do të ndodhin përsëri. Mirëpo, ka disa të tjerë që besojnë në fuqinë e dashurisë, besojnë në falje, tolerancë dhe zgjedhin t’i japin një mundësi të dytë partnerit. Megjithatë, nëse jeni pjesë e këtij grupi, por ende keni disa dyshime brenda vetes, ne mund t’ju japin disa këshilla tepër të vlefshme.