Celebrities Politikë

Grida Duma komenton situatën politike në vend: Lulzim Basha ka ecur si breshkë, zgjedhjet e 2025 do jenë të paparashikueshme!

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos, Adit dhe Visjanit ishte Grida Duma. Në një rrëfim special, Grida Duma u shpreh për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj, “Big Brother Vip 3” e shumë të tjera. Si e komentoi ajo situatën politike në vend?

Lulzim Basha është një reduktim i reduktimit të reduktimit të vetes vetë. Ai thotë që beteja sapo ka nisur. Ka ecur si breshkë në raport me mundësitë që ka pasur. Ka pasur edhe lepuj afër që nuk i kanë thënë gjënë e duhur… Nuk e them dot sa do rri Rama në pushtet, mendoj se zgjedhjet e 2025 do jenë të paparashikueshme… Opozita ka grupe, njerëz, individë shmë të aftë. Nuk është e aftë në këtë moment për arsye jashtë opozitës.

Ndërkohë, për Ramë, Grida Duma u shpreh si më poshtë:

Unë mendoj që për aq vite sa ka në pushtet, mënyra si ai vijon të jetë i vëmendhsëm, i informuar, nuk e bën atë një njeri që ka pushtet absolut, por që ka kontroll absolut.

Ndër të tjera, Grida Duma zbuloi pse hoqi dorë nga politika dhe tregon nëse do të rikthehet!