Botë e Çuditshme

Gruaja pëson djegie në fytyrë pasi ish-vjehrra i tha të ndiqte trendin e TikTok!

Të shumta janë njerëzit që përdorin TikTok dhe mund të themi se ky rrjet social ka fiksuar në mënyrat më të çuditshme shumicën prej tyre. Së fundmi “viktimë” e një prej tyre është 37-vjeçarja britanike Shafia Bashir e cila ka pësuar djegie në fytyrë pasi provoi të ziente vezën në mikrovalë. Gruaja tregoi për mediat tregoi se ishte ish-vjehrra e saj që e bindi të provonte këtë gjë pasi e kishte parë kudo.

Pasi hodhi ujë të valuar në një filxhan, futi vezën brenda dhe e vendosi në mikrovalë për disa minuta. Veza vazhdoi të ishte e pazier, ndaj e zgjati kohën e përgatitjes me 2 minuta të tjera. Pasi vendosi lugën e ftohtë mbi vezë, ajo shpërtheu dhe i lëndoi anën e djathtë të fytyrës, duke i shkaktuar rrjepje të lëkurës dhe dhimbje.

Nuk dua që dikush tjetër ta bëjë këtë thjesht sepse është trend në TikTok. Ishte dhimbja më torturuese e jetës sime. Isha në agoni absolute.

Shafia tha se kishte mbetur e traumatizuar pas incidentit dhe se nuk do hante më kurrë vezë.