Celebrities Gossip Showbiz

Habit Mato Lale: Ronela Hajati duhet të bëjë këngë më komerçiale…

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Së fundmi një nga miqtë e saj me të cilin ka realizuar dy bashkëpunime muzikore, Mato Lale ka qenë i ftuar në një intervistë, ku i pyetur se çfarë nuk i pelqen tek Ronela, ai ka dhënë një përgjigje të papritur.

E kemi shumë xhan, kritik është fakti që duhet të bëj më këngë komerçiale si ato që kemi ne bashkëpunim…

Vetëm tre javë më parë, Ronela publikoi ‘Shtroje me lek’ dhe deri më tani ka rreth 4 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur. Bukuroshja sapo ka publikuar ‘Si Yll’, një projekt i cili ka arritur suksesin e parë duker arritur mbi 2 milion klikime dhe këtë e ka bërë me dije vetë artistja me anë të një postimi në Instastory.