Celebrities Gossip Showbiz

“Hajde i biem…”, për Oltën ky banor nuk meriton të shkojë në finale!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Duke qenë se është fiksuar me idenë për të nxjerrë Kristin nga shtëpia, Olta i kërkoi Dea Mishelit dhe Qetsor Ferrunajt që ata të dy t’i “bien” Kristit, duke përsëritur sërish shprehjen, “Ai nuk e meriton finalen”. Dea duke folur me të qeshur i tha Oltës se pasi të mbarojnë me Kristin, ata do fillojnë t’i bien njëri-tjetrit, derisa të shkojnë në finale.

Duke folur me Qetësorin, Olta tha se ka përgatitur shumë strategji të forta për këto ditë të mbetura, ndërsa një “kërcënim” e kishte dhe për “rivalin” e saj më të madh, Luizin. Ajo tha se do e bëjë “që të mos çohet nga krevati”, por deri më tani nuk i është përkushtuar kësaj gjëje.