Celebrities Gossip Showbiz

Heidi me fustan nusërie, ja si do të duket nusja në dasmën e saj me Romeon!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Duket se ka ardhur koha për një dasmë në shtëpinë e “BBV3”.  Vëllai i Madh ka një sfidë të re për banorët, ku do të organizojnë edhe një herë një dasmë mes dy banorëve, ku duhet të zgjedhin me vota  çiftin që do celebrohet, dëshmitarët por dhe familjarët e nuses dhe dhëndrit. Banorët vendosën që kjo dasmë të jetë  e Romeos dhe Heidit dhe do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 dhe të gjithë banorët do marrin nga një rol për të organizuar këtë festë. Vetëm pak më parë Heidi ka provuar dhe zgjedhur fustanin e nusërisë që do të ketë në mbrëmjen e sotme dhe duket se do të jetë një nuse shumë e bukur.

Nuk mund të ndodhte ndryshe, mbrëmjen e sotme në dasmën e Romeos dhe Heidit do të jetë i ftuar special Elgit Doda, i cili do të performojë disa nga këngët e tij. Dihet tashmë se vëllezërit Veshaj dhe Elgiti kanë një miqësi shumë të mirë dhe shumë bashkëpunime muzikore. Edhe pse kjo surprizë në dasmën e shokut të tij dihej prej ditës së djeshme, ku së bashku me Donaldin kanë punuar deri natën vonë për realizimin e një kënge të re, e cila aludohet të jetë për historinë e Romeos dhe Heidit. Kujtojmë se në “BBV1” Elgiti ka publikuar disa projekte muzikore lidhur me historinë e Borës dhe Donaldit, teksa ky i fundit ka qenë banor i shtëpisë.

Sot mendohet të jetë një natë me shumë emocione.