Health & Beauty Lifestyle

Higjienë e keqe por jo vetëm…/Çfarë tregon për shëndetin tuaj era e keqe e gojës!

Era e keqe e gojës lidhet me higjienën e keqe të dhëmbëve, por mund të tregojë edhe një sëmundje serioze. Diabeti i tipit 1 rezulton nga paaftësia e trupit për të prodhuar hormonin insulinë, i cili ndihmon në normalizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Pa këtë mekanizëm bazë, glukoza në gjak mund të arrijë nivele kërcënuese për shëndetin, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe problemeve nervore.

Era e keqe e gojës mund të tregojë ketoacidozën diabetike (DKA). DKA ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë. Gjatë kësaj situate, trupit tuaj i mungon burimi kryesor i energjisë, ndaj duhet t’i drejtohet alternativave. Pastaj trupi fillon të shpërbëjë me shpejtësi yndyrën duke prodhuar kimikate acidike të njohura si ketone.

Megjithatë, trupi nuk është në gjendje të përpunojë yndyrnat me shpejtësinë e zakonshme, acidi më pas fillon të grumbullohet në gjak dhe përfundimisht mund të helmojë trupin, një proces i njohur si ketoacidoza. Këto nivele të larta të ketoneve në gjak shkaktojnë erë të keqe. Simptomat më të zakonshme të ketoacidozës diabetike janë goja e thatë, ndjenja e etjes, urinim i shpeshtë, lodhje, të përziera, dhimbje të muskujve dhe stomakut.

Ndërkaq, kanceri i gjuhës, i njohur ndryshe me termin mjekësor karcinoma orofaringale, është një ndër llojet më të dhimbshëm të kancerit. Ai është gjithashtu shumë i vështirë për t’u dalluar, sidomos në fazat e para të tij. Sipas statistikave, kanceri i gjuhës prek kryesisht meshkujt, por vitet e fundit është rritur ndjeshëm edhe numri i grave që preken nga kanceri i gjuhës dhe ai orofaringal. Ashtu si çdo sëmundje tjetër, kanceri, në fazën fillestare, manifestohet përmes simptomave që tregojnë se diçka nuk po shkon ashtu siç duhet.