House Nation Special Edition

Është koha për një tjetër ‘dhuratë’ nga Dori Dj, një nga Dj rezidentë të Top Albania Radio-s, si dhe Drejtori Artistik i radios duke menaxhuar seleksionimin e muzikës, programet muzikore, si edhe post-produksionin. Ai është një ndër Dj-të më të njohur të jetës së natës si dhe ka miksuar krah Dj-it me famë botërore, Tiesto në “Havana Sun Festival”. Karriera e tij ka nisur në “Top Albania Radio” dhe kurrë nuk është larguar prej saj, por qëndron duke seleksionuar me shumë kujdes muzikën dhe menaxhuar programet e TAR.

Top Albania Radio gjithmonë rezervon surpriza për të gjithë dëgjuesit e saj. Këtë herë sjellim për ju “House Nation Special Edition”. Dita e parë e vitit të ri 2023 nis sa më bukur vetëm me përzgjedhjen muzikore të Dori Dj. Me tendencat më elektronike, të reja të rrymave elektronike si edhe kryeveprat e DEFECTED dhe tracks-et që do të kthehen në kolonën zanore të diskotekave. Dori Dj sjell më të mirat e vitit 2022 që nuk do të donit t’i humbisnit! Në një miks 120 minuta, shijoni muzikën më të mirë për ta nisur vitin me energjinë e duhur!

22:00 - 00:00

Hosts & DJs