Bota

Humb betejën me kancerin, shuhet në moshë të re aktorja e njohur Annie Wersching!

Pas një beteje 3-vjeçare me kancerin fatkeqësisht është ndarë nga jeta aktorja Annie Wersching, e njohur për rolet e saj për në seriale televizive si “Timeless” dhe “24”. Ndarjen nga jeta të aktores 45-vjeçare e konfirmuan në mediat sociale miqtë dhe familjarët e saj.

Edhe pse në vitin 2020 u diagnostikua me kancer, Wersching vijoi të xhironte për rolet e saj në serialet e njohura “Star Trek: Picard” dhe “The Rookie”. Bashkëshorti i saj, Stephen Full, ishte i pari nga anëtarët e familjes që dha lajmin e hidhur në një deklaratë të bërë në mediat sociale. Ai shkroi:

Jemi të vrarë shpirtërisht. Ajo gjeti mrekullinë në momentin më të thjeshtë. Ajo nuk kërkonte muzikë për të kërcyer. Ajo na mësoi të mos presim që aventura të të gjejë. ‘Shko gjeje. Është kudo’. Do ta gjejmë!

Jon Cassar, i cili punoi me aktoren gjatë kohës kur xhironin për serialin “24”, reagoi po ashtu me një postim në llogarinë e tij në Twitter ku shkruante se Annie ka lënë pas gjurmë që do të mbeten gjatë.

Wersching u shfaq rregullisht në drama televizive. Në vitin 2007, ajo luajti rolin e Amelia Joffe në “General Hospital”. Roli i saj kryesor erdhi në vitin 2008 kur ajo portretizoi agjenten e FBI-së Renee Walker në shfaqjen e suksesshme të Fox “24”, duke luajtur së bashku me Kiefer Sutherland gjatë sezonit të shtatë dhe të tetë.