Celebrities Showbiz

I del në mbrojtje fansit, Selena Gomez konfliktohet me truprojën e saj!

Selena Gomez ka marrë pjesë në koncertin e Beyonce javën e kaluar, ku fansat xhiruan momentin e sherrit të saj me një roje sigurie. Gjatë mbërritjes në koncertin në Paris, këngëtarja u pa në një debat të ashpër me rojën e sigurisë që e shoqëronte. Ende nuk dihet se cila është arsyeja e reagimit të saj të dhunshëm, megjithatë janë menduar dy arsye.

Përdoruesit e rrjeteve sociale spekuluan se personi në video ishte pjesë e sigurisë së saj personale pasi u pa duke e ndjekur disa herë gjatë koncertit dhe se vonesa në koncert ishte arsyeja pse nisi zënka. Siç transmeton TMZ, mediat kanë kontaktuar përfaqësuesit e saj, por ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për këtë situatë.

Megjithatë, shumë të tjerë e lavdëruan Selena-n në rrjetet sociale, pasi dyshohet se i ka mbrojtur fansat nga roja e sigurisë që i ka shtyrë gjatë takimit. Më vonë, fansat pretenduan se roja po e shoqëronte shoqen e saj, Raquelle Stevens.

Po përflitet se këngëtarja e njohur Selena Gomez është në një lidhje me këngëtarin Zayn Malik. Deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga artistët por së fundmi Gomez është parë me një grua që është shumë e afërt me Zayn. Këngëtarja e “Fetish” u pa duke ecur pranë asistentes personale të Zayn, Taryn Zimmerman, në New York. Kjo vjen vetëm disa ditë përpara se ylli i “Only Murders In The Building” të shihej në një takim sekret me Malik.