Celebrities Music Showbiz

I dyti më i dëgjuar në nivel global, albumi i Ava Max një sukses i paparë!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Ava Max ka publikuar pak ditë më parë albumin e saj më të ri me titull “Diamonds & Dancefloors”. Albumi i zhanrit ‘dance’ dhe ‘pop’ është pritur shumë mirë nga publiku dhe menjëherë ka kryesuar listat ndërkombëtare. Aktualisht, albumi i artistes rezulton i dyti më i dëgjuar në nivel global.

Ai madje ka lënë prapa edhe albumin e shumë diskutuar të këngëtarit Sam Smith, “Gloria”, i cili ende nuk është publikuar i plotë. Në shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify, iTunes dhe Apple Music, albumi “Diamonds & Dancefloors” ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh që në ditët e para të publikimit.

Albumi ka gjithsej 14 këngë të zhanreve të ndryshme, ku mes tyre janë edhe hitet “A Milion Dollar Baby” dhe “Maybe You’re The Problem”. Ky është albumi i dytë në karrierën e 28-vjeçres, pas suksesit që shënoi me albumin e saj të parë “Heaven and Hell”, i publikuar në vitin 2020.

Ylli i muzikës pop emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci ka shpjeguar së fundmi se pse më parë ishte zotuar se kurrë nuk do të shkruante për jetën e saj personale, por përfundoi duke e bërë këtë pasi kaloi një ndarje.