Celebrities Music Showbiz

Ava Max publikon këngën e re “My Oh My”!

Ava Max ka pushtuar edhe një herë botën e muzikës me publikimin e saj të fundit, “My Oh My”. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka mahitur edhe njëherë me vokalin e saj të veçante dhe të fuqishëm. Për më tepër, “My Oh My” tregon evolucionin e Avas si artiste, duke i qëndruar besnike rrënjëve të saj pop.

Artistja solli një këngë elektrizuese dhe tejet ritmike, duke bërë me dije që do të jetë një hit veror. Ava Max, e cila ka bërë famë me hitin e saj “Sweet but Psycho”, duket se ka kapur edhe njëherë formulën e suksesit dhe është gati të pushtojë listat muzikore. Rikujtojmë se së fundmi këngëtarja ka sjellë këngën e saj të re të titulluar “Whatever” në bashkëpunim me producentin e famshëm norvegjez Kygo. Kënga e tyre e re, e cila karakterizohet nga një ritëm energjik që të fton të kërcehesh, është publikuar dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e dashamirësve të muzikës. Vokali i fuqishëm i Ava-s përshtatet në mënyrë të përkryer me linjat melodike të Kygos.