Celebrities Gossip Showbiz

I mbulon shpesh sytë me flokët e saj, ja se çfarë fshihet pas këtij veprimi të Kim Kardashian!

Ylli televiziv Kim Kardashian, është sërish në qendër të vëmendjes. Kohët e fundit, publiku ishte shqetësuar për belin e saj tepër të hollë dhe kjo falë korseve që bukuroshja pëlqen të mbajë. Këtë herë fansat vunë re një gjë të pazakontë në fytyrën e saj. Ata dyshojnë se ylli ka problem me sytë, duke qenë se së fundmi gjithnjë e më shpesh po i mbulon me flokë.

Në rrjetet sociale po përhapen teoritë se sytë e Kim janë jashtë proporcionit. Infermierja Carolyn Clark beson se nëna e katër fëmijëve vuan nga ptoza (rënia e qepallave) si pasojë e injektimeve të botoksit.

Kur bëhet fjalë për mjekësinë estetike, ptoza lidhet ekskluzivisht me injeksione kundër rrudhave që vendosen në zonën e gabuar. Kjo çon në dobësi të muskujve dhe në një qepallë të varur ashtu siç shihet te Kim.

Ptoza është diçka e bezdisshme që mund të ndodhë me botok. Kjo ndodh kur botoksi injektohet paksa më poshtë në pjesën e përparme ose në muskulin e qepallës dhe kapaku bie.

Fatmirësisht nuk zgjat përgjithmonë, largohet kur zhduket botoksi.

Rikujtojmë se Kardashian nuk është shfaqur në festën që u organizua pas ‘Met Gala’. 43 vjeçarja tërhoqi vëmendje në ngjarjen e madhe të modës me veshjen e saj. Vogue ndërkohë kishte publikur një video të Kim duke ‘luftuar’ për të marrë frymë teksa kishte të veshur korsenë e ngushtë ndërsa përgatitej për natën më të madhe të modës.

Por veshja nuk ishte ajo që e pengoi atë të merrte pjesë në festë. Kardashian e humbi këtë rast sepse mendon se nuk është një gjë që i bën përshtypje. Kim udhëtoi direkt në Evropë pasi do të merrte pjesë në Festivalin ‘OMR 2024’ në Hamburg, Gjermani, më 7 dhe 8 maj. “Unë shkova nga atje në avion. Fjeta në avion dhe ja ku jam”.-tregoi Kim.