Partia Demokratike dorëzoi një kërkesë të tretë në Gjykatën e Lartë, ku kërkon zbardhjen e vendimit për sa i takon çështjes së organeve drejtuese të kësaj force politike. Në një deklaratë për mediat para Gjykatës së Lartë, Indrit Sefa, përfaqësues ligjor i PD-së dha një deklaratë për mediat.
Sipas tij, kjo Gjykatë ka tejkaluar afatet për zbardhjen e vendimit.
Po mbush praktikisht dy muaj nga vendimmarrja e Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e Partisë Demokratike. Eshtë 30-të ditë në shkelje të afatit ligjor për zbardhjen e këtij vendimi. Ndaj ne duhet t’i kërkojmë kësaj gjykate që sa më shpejt të bëjë zbardhjen e këtij vendimi dhe dërgimin e akteve në Gjykatën e Apelit. Ne duam që zgjidhja gjyqësore e PD të jetë përfundimtare dhe në një kohë sa më të shpejtë.
Ne flasim në rrugë zyrtare me gjykatën. Kjo është kërkesa e tretë. Dy kërkesat e para janë çuar më 27 janar dhe e dyta në fillim të shkurtit. Kjo është kërkesa e tretë. Do ju premtoj se do të bëjë edhe kërkesa të tjera javë për javë, deri në zbardhjen e këtij vendimi. Eshtë detyrim që ka gjykata ndaj demokratëve dhe qytetarëve. Duke parë ndjeshmërinë e kësaj vendimmarrje, edhe Gjykata duhet ta ketë në konsideratë në përshpejtimin e procedurave, pasi janë dhe jashtë afatit për zbardhjen e këtij vendimi.
Indrit Stefa shtoi edhe se Partia Demokratike po kërkon një zgjidhje të qartë mbi legjitimitetin e organeve drejtuese të kësaj force politike. Gjykata e Lartë konfliktin mbi vulën dhe organet drejtuese të Partisë Demokratike e riktheu në Gjykatën e Apelit, pas kërkesë së grupit të “Rithemelimit” lidhur me anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit. Më herët, kjo e fundit kërkoi rikthimin e gjykimit në themel të çështjes së vulës së Partisë Demokratike, duke e kthyer procesin nga e para.