Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Inistoj t’i shkoj deri në fund”/ Kush e fiton BBV sipas Drini Zeqos?!

Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me Albana Ruçi që do të raportojë çdo ndodhi gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios me Elona Duron dhe Eni Shehun, kjo natë nuk duhet humbur.

I pyetur nga Albana Ruçi se me kë ka ruajtur raportet më të mira nga BBV, Drini Zeqo u përgjigj:

Me të gjithë i kam mirë raportet

Kush është veshur në tapetin e kuq më mirë sipas tij?

Gocat janë shumë të bukura. Sara duket shumë bukur. Erjola, Françeska. Gocat duken të gjitha shumë bukur.

Kush fiton sot sipas Drini Zeqos?

Unë do doja ta fitonte një femër. Mendoj që kur nisi ky edicion, idea e të fituarit një femër ishte një lloj lajmi ose dëshire e shumë zonjave dhe zonjushave që ishin pjesë e produksionit dhe unë inistoj t’i shkoj deri në fund kësaj. Dhe nëse themi për një femër, unë do doja të fitonte Egla Ceno.