Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh dhe, për finalen, ne ua bëjmë edhe më të vështirë.
Në finalen e 18 Shkurtit, Finalen e “Big Brother VIP” do të keni mundësi ta gjeni në Top Albania Radio, për ju që nuk mundeni të jeni afër ekranit dhe nuk do donit ta humbisnit. Edhe pse jemi të bindur që nuk është e njëjta gjë, fenomenit “BB” nuk mund t’i iki as TAR.
Me komentin e Ksenja Shoshaj, Albana Ruçi dhe Adi Pojana, e ashtuquajtura “epidemi popullore” vjen e komentuar moment mbas momenti me të ftuar nga më pikantët në një watch party të vërtetë të dokumentuar në radio.
Një skeç i ndaluar i “Teletubbies” i titulluar “The Lion and The Bear”, është zbuluar…
“Big Brother Vip Albania” është një nga programet më të ndjekura në Shqipëri në të…
“Big Brother VIP Finale Live në radio” vjen ditën e sotme si një emision maratonë…