Botë e Çuditshme Tech

Inteligjenca Artificiale “fut hundët” edhe në pornografi!

Inteligjenca Artificiale nuk mund të mos adoptohej edhe në pornografi. Si? Një nga rekomandimet është që uebsajtet pornografike të kenë në dorë një mjet për të parandaluar fëmijët të shikojnë pornografi. Opsioni është që me anë të Inteligjencës Artificiale të skanohet fytyra e përdoruesit për të kuptuar moshën reale të tij.

Aylo, pronarët e Pornhub, thotë se mbështet parimin e verifikimit të moshës, por ka shprehur shqetësime për sigurinë dhe privatësinë e përdoruesit.

Çdo rregullore që kërkon nga qindra mijëra faqe për të rritur të mbledhin sasi të konsiderueshme të informacionit personal shumë të ndjeshëm, po e vë në rrezik sigurinë e përdoruesve.

Rikujtojmë, se zyra e prokurorit publik në Spanjë njoftoi se po fillon një hetim për imazhet e rreme të krijuara nga AI të vajzave adoleshente nudo që dyshohet se janë krijuar dhe shpërndarë nga bashkëmoshatarët e vajzave. FBI paralajmëroi në qershor se kriminelët po përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për të krijuar materiale pornografike për të frikësuar dhe shantazhuar vajzat.

Gjithashtu, edhe aktivistët e privatësisë kanë kritikuar propozimet dhe paralajmërojnë për pasoja “katastrofike” nëse të dhënat nga kontrollet e moshës rrjedhin. Çdo brez përballet me pikëpyetje, pasiguri dhe shqetësime të natyrave të ndryshme. Pornografia është vetëm një element që nuk përcakton gjithë brezat apo shoqëritë, por gjithnjë është konsideruar deri diku si një temë e fshehtë për mënyrën si përcillet, si interpretohet apo flitet mes të rinjve, shokëve, familjarëve, etj. Pornografia ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.