Celebrities

“Investimi në turizëm, e ardhme e sigurt…”/Samir Mane zbulon sekretin pse mban vetëm 2000 lekë në xhep!

I ftuar në pjesën e parë të emisionit “Më lër të flas” ka qenë Samir Mane. Biznesmeni i njohur ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me suksesin e tij në fushën e biznesit dhe jo vetëm.  Ai u shpreh se investimet me të ardhme të sigurt, janë ato në fushën e turizmit dhe këtu nuk përfshihen vetëm hotelet dhe bar-restorantet.

Në Shqipëri, investimi më i mirë, më i sigurt dhe më afatgjatë dhe të ardhme të sigurt është turizmi. Çdo gjë që ka të bëjë me turizmin, ia vlen të investosh. Unë besoj që kjo do të jetë e ardhmja e Shqipërisë në vitet e ardhshme, nga shërbimet më të vogla, te hoteleria, restorantet e baret. Sekrete më të mëdha nuk mund të tregoj, sepse ato kushtojnë.

Ai theksoi se:

Ka shumë gjëra të lidhura me turizmin, që jam i sigurt që do të duhet të rregullohen dhe të ecin më shpejt dhe mendoj që do të jetë një mundësi, që kushdo mund ta gjejë veten.

I pyetur se sa është pasuria e tij, biznesmeni pranoi se është një nga njerëzit më të pasur në vend.

Është pasuria e kompanisë që humbet dhe fiton vazhdimisht në biznese. Është edhe pasuria ime personale, mos prisni t’jua them tani këtu, por është e madhe.

Por, sa para cash mban ai me vete?

Tani për momentin nuk kam asnjë lekë në xhep. Nuk mbaj shumë para me vete. Zakonisht mbaj 1500-2000 lekë, jo më shumë se kaq. Paguaj me kartë ose në fund të muajit, pasi në 4-5 restorante shkoj gjithmonë.

Një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri u pyet nga moderatorët, Romeo dhe Donald Veshaj për dhuratën më të shtrenjtë që i ka blerë bashkëshortes së tij. Mane u shpreh se në përgjithësi nuk blen dhurata të shtrenjta, por dhurata më e shtrenjtë që i ka bërë gruas së tij është një makinë “Bentley”.