Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Ish-banori Gerti Koxha krahason edicionin e vjetshëm të “Big Brother Vip Albania” me lojën e këtij viti!

Të ftuar në emisionin e kësaj mbrëmjeje në “Big Brother Radio” me Albana Ruçin kanë qenë të ftuar dy ish-banorë të këtij formati. E ftuara e parë është Olta Sheta, e cila ka qenë pjesë e edicionit të “Big Brother 3” rreth 14 vite më parë, ndërsa i ftuari i dytë ka qenë Gerti Koxha, pjesë e formatit të vitit të kaluar në “Big Brother Vip Albania 2”.

Si ka qenë ekperienca e tij gjatë vitit të kaluar?

Viti i kaluar ka lënë një farë rregulli. Sikur i ka vënë një farë shinash të reja sesi duhet luajtur loja. Edhe tani shikohet tek çdo banor sikur mundohen të luajnë një lojë agresive, por nuk dijnë të kenë edhe atë aspektin tjetër të artit, të qeshurit. Ka shumë pak momente të qeshurash, shumë pak momente komike. 

A do të vlente një paralelizëm mes dikujt që ka pasur një marrëdhënie me dikë në një formë të caktuar. A bëhet e lodhshme kjo gjë?

Po, sepse e panë se çfarë suksesi dhe çfarë rezultatesh kishte i vjetshmi me lojën dhe njerëzit janë inspiruar nga kjo.