Celebrities Gossip Showbiz

“Isha xheloz për ty dhe Kristin…”, Lorenci i shprehet Keisit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Lorenci dhe Keisi edhe njëherë folën për deklaratën që ai bëri në “Prime” e së shtunës. Lorenci tha se ai nuk ka vrarë njeri që të quhet si gabim dhe as gënjeu ndokënd. Ai shtoi se tha diçka të vërtetë, ndërsa shtoi se kishte të drejtë të ishte edhe xheloz. E pyetur nga Keisi nëse është ndjerë xheloz për të dhe Kristin, Lorenci tha se në fillim përpara se të futej në shtëpi po, por tani që hyri nuk ndihet i tillë. Ai shtoi se kur hyri, Keisi dhe Kristi e kishin “prishur” marrëdhënien e tyre, prandaj nuk ishte më xheloz.

Ditën e sotme, Visi ka ndarë më shumë detaje nga marrëdhënia me bashkëshorten e tij, duke çuditur jo vetëm banorët, por edhe publikun. Në një nga bisedat që ka bërë sot me banorët e tjerë të shtëpisë ai ka thënë se me bashkëshorten e tij kanë vite që flenë në dhoma të ndara.