Celebrities Gossip Showbiz

Ja cilët janë finalistët e “Dancing With The Stars” sipas Krist Aliaj!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. ‘She’s On Top’ një spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Ditën e sotme Kristi ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën për të folur rreth spektaklit më të njohur të kërcimit, “Dancing With the Stars” meqë jemi dhe kaq pranë finales. Kristi është pyetur edhe se cilët mendon se do të jenë finalistët e tjerë të këtij spektakli dhe e kishte një përgjigje.

Kristi: Në finale më pelqen Enxhi si imazh femëror elegante me pak fjalë e përmbajtur

Erjona: Vetëm kaq apo është edhe e mirë në kërcim?

Kristi: Këto reflektohen në kërcim…edhe Arnita e njëjta gjë… i treti do fus Enin edhe eni ka qenë i lezetshëm mendoj se ka investuar shumë

Krist Aliaj folur rreth ekspozitës së tij  të parë në hapësirat e galerisë “GurGur” në Petrelë. Ekspozita, e cila quhet “OVERLORDS”, mbi transformimin e trupit të njeriut, është kuruar nga Harabel dhe veprat e tij të realizuara para dhe pas pjesëmarrjes së tij në “BBV2” mund të shihen dhe të blihen nga kushdo. Së fundmi një prej ndjekësve të tij i ka shkruar se arti i tij i dedikohet djallit dhe është kundër Zotit. Këtë Kristi e ka postuar në Instastory dhe i ka kthyer një përgjigje publike ndjekësit dhe të gjithë atyre që mendojnë njësoj si ai.