Auto & Moto

Ja kur pritet të dalë në shitje Honda S2000 elektrike!

Thashethemet për kthimin e S2000 të Hondas kanë qarkulluar prej disa kohësh dhe janë intensifikuar ndërsa kompania përgatitet të festojë 75-vjetorin e saj këtë vjeshtë. Roadster S2000 u krijua si pjesë e festimit të 50-vjetorit të Honda-s, ndaj edhe ky fakt kontribuoi në spekulimet se kompania japoneze po përgatit diçka të veçantë edhe këtë herë.

Car Magazine shkruan se Honda do të “befasojë botën me makinën e saj të parë elektrike” në fund të këtij viti. Ai model thuhet se do të bazohet në platformën e:N dhe do të mundësohet nga një motor elektrik i montuar në pjesën e pasme. Flitet edhe për një version të mundshëm Type R.

“Type R do të thotë gara dhe kënaqësi. Një makinë elektrike mund ta ofrojë këtë dhe Tipi R nuk duhet domosdoshmërisht të përdorë një motor me djegie të brendshme”,-tha Kotaro Yamamoto, këshilltari teknik i Honda. Honda njoftoi planet për të nxjerrë 30 makina elektrike deri në vitin 2030. Në atë kohë, kompania nuk tha shumë për to, përveç se njëri ishte një model “special” dhe tjetri një model “flagship”.