Celebrities Gossip Showbiz

“Jam i martum…”, Luizi refuzon ftesën e Jorit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Shakatë dhe batutat nuk kanë munguar në shtëpinë e Big Brother. Jori dhe Luizi janë dy personazhë “pa filtra” dhe nuk i lënë pas as ngacmimet me njëri-tjetrin. Modelja e ka ftuar që të ikin bashkë në lavanteri, por ky i fundit nuk ka pranuar sepse tashmë është i martuar.

Jori: O Luigi, hajde me mu në lavanteri

Luizi: Jam i martum, mos ma merr për refuzim, je yll, je e bukur, të ka fal të ka pikturu zoti, po jam i martum.

Jori: Petrit, Petrit e di…

Luizi: Për mu je yll e bukur e tanat, por jam burrë i martum. E vlerësoj shumë ftesën, aq më tepër në lavanteri, me lavatri­çe ndezë.

Jori: E bën më intrigante

Duke folur me Qetësorin, Olta tha se ka përgatitur shumë strategji të forta për këto ditë të mbetura, ndërsa një “kërcënim” e kishte dhe për “rivalin” e saj më të madh, Luizin. Ajo tha se do e bëjë “që të mos çohet nga krevati”, por deri më tani nuk i është përkushtuar kësaj gjëje.