Celebrities Gossip Showbiz

Jashtë “BBV3” dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në ‘look’!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin e saj dhe lidhjen romantike që nisi me Meriton Mjekiqin. Pas daljes nga “BBV3” Ilnisa ka qenë mjaft aktive nëpër rrjetet sociale, por edhe nëpër intervista të shumta e së fundmi ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik në pamje

Moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët e Big Brother VIP, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj kanë darkur mbrëmjen e djeshme me banorët me rastin e 100 ditëve prej fillimit të edicionit. Gjatë darkës Ledioni u ka treguar banorëve një informacion nga jashtë, i cili ishte fakti se 2 ish-banorët Sara dhe Bardhi do të bëhen së shpejti prindër.