Celebrities Gossip Showbiz

Jo çdo gjë është ashtu siç duket, e vërteta e reagimit të Nicole Kidman ndaj incidentit në “Oscar”!

Ngjarja e pakëndshme e ndodhur në ceremoninë e “Oscar” mes aktorit Will Smith dhe komedianit Chris Rock u bë menjëherë virale dhe ishte aktorja e njohur Nicole Kidman e cila me reagimin e saj u bë meme në rrjetet sociale. Një foto e 54-vjeçares që dukej e tronditur në shfaqjen e çmimeve u bë shpejt virale në Twitter, me fansat që komentuan se reagimi i saj ishte universal. Dikush shkroi se:

Nicole Kidman duhet të fitojë Oscar-in për reagimin më të mirë ndaj Will Smith që godet me shuplakë Chris Rock.

Pas incidentit befasues, #whatjusthappened’ filloi të bëhet trend në Twitter, me një person që komentoi:

Të gjithë ishim Nicole Kidman në atë moment.

https://twitter.com/mauli_adam/status/1508281009200300036?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1508281009200300036%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.topalbaniaradio.com%2Fv7%2Fka-shume-qe-mendojne-se-nicole-kidman-duhet-te-fitoje-oscar-in-arsyeja-eshte-thjesht-qesharake%2F

Por e vërteta mesa duket nuk qëndron kështu. Ai që u konsiderua si reagim i Nicole Kidman ndaj shuplakës që Will Smith rezulton se në të vërtetë, fotografia është shkrepur para se të fillonte transmetimi i ‘Oscars 2022’. Kidman u fotografua e ulur me fustanin e saj Armani dhe shprehja e fytyrës së saj, u pretendua se ishte rezultat i shuplakës së kolegut, por ndërkohë duket se fotoja është shkrepur rreth orës 16:30 pasdite, ndërkohë që të ftuarit ishin ende në vendet e tyre plot tre orë para incidentit.

Mendohet se ai ka qenë momenti që ‘Oscars’ prezantoi 8 çmime në kategori të tilla si montazhi i filmit, zëri, grimi dhe stilimi i flokëve, etj. Shprehja e habitur e fytyrës së Kidman me shumë gjasa për një prej atyre fituesve u bë një meme virale dhe u nxorr nga konteksti. Ndërkaq së fundmi po thuhet se fansat e “Oscars” janë të bindur se momenti kur aktori Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock për një shaka që ai bëri për flokët e gruas së Will, Jada Pinkett Smith ishte totalisht e inskenuar.