Sport

Joan Laporta kërkon që “El Classico” të përsëritet…

Në Barcelonë vazhdon polemika mbi episodin e “golit fantazmë” gjatë mbrëmjes së djeshme në El Classico ku katalanasit u mposhtën në Santiago Bernabeu me rezultatin 3-2.

Presidenti i klubit, Joan Laporta ka kërkuar qartësi për rastin duke i bërë thirrje komitetit Teknik të gjyqtarëve që t’i vendosin në dispozicion të gjitha imazhet dhe audiot e krijuara nga aksioni.

Goditja e Yamal la dyshime të mëdha në Spanjë pasi topi u duk se kaloi vijën e portës. Pas ndërprerjes së lojës, gjyqtari vendosi që nuk ishte gol dhe kështu ndeshja rifilloi me të njëjtin rezultat.

Sipas Laportës, nëse ka pasur një gabim në vlerësimin e gjyqtarit, do të kërkohet edhe që ndeshja të riluhet sepse një fitore e Barcelonës ndaj Realit mbrëmjen e djeshme, do të ripahte garën për titullin kampion në La Liga.

“Nëse, pasi të jetë analizuar dokumentacioni, kuptojmë se ka pasur një gabim vlerësimi siç mendojmë ne, do të marrim të gjitha veprimet më të përshtatshme për të ndryshuar situatën pa përjashtuar veprimet e mundshme ligjore. Nëse goli konfirmohet si i ligjshëm do të shkojmë më tej dhe do të kërkojmë që ndeshja të riluhet, ashtu siç ndodhi në një ndeshje evropiane për shkak të një gabimi të VAR-it. “- u shpreh presidenti i Barcelonës Joan Laporta.