Celebrities Gossip Showbiz

“Ju lutem të mos përmendet më…”, Bardhi shprehet i revoltuar!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e djeshme në media qarkulluan lajme të ndryshme, në të cilat u raportua se Bardhi kishte shpërndarë një numër telefoni në profilin e tij të Instagramit, në të cilin do të ishte i disponueshëm për reklama apo bashkëpunime të ndryshme. Duke aluduar se Bardhi ka nxjerrë jashtë loje menaxherin e tij dhe mesa duket tashmë dikush tjetër po merret me menaxhimin e tij.Bardhi ka bërë një reagim në profilin e tij të Instagramit, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se marrëdhënia e tij dhe e Jetmirit është prishur.

Portale dhe media të dashura, ju lutem mos bëni shpifje. Unë vazhdoj menaxhmentin tim me Jetmir Agaj dhe ju lutem të mos përmendet më emri im në lajme të tilla. Eshtë hera e fundit që deklarohem lidhur me këtë temë. Jam dhe do vazhdoj të jem pjesë e shtëpisë diskografike drejtuar nga ai…

Ledjona Xheladinaj ishte një nga banoret më të spikatura të këtij edicioni të tretë, e cila u eleminua pak javë më parë. Së fundmi ish-banorja ka surprizuar fansat me ndryshimin e saj në ‘look’. Ledjona ka treguar përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, se i është bashkuar grupit të flokëve të kuqe.