Auto & Moto

Ju prezantojmë me Nilu 27, marka e re e supermakinave!

Një markë e re e hipermakinës e quajtur Nilu27 do të debutojë në Pebble Beach më 15 gusht 2024 e themeluar nga dizajneri i makinave Sasha Selipanov. Një video e shkurtër e makinës së re është shfaqur në internet dhe tregon pjesën e pasme, si edhe dyert. Pjesa e pasme e makinës të kujton Pagani Utopia, por dizajni është disi më ‘agresiv’. Në video dëgjohet edhe zhurma e motorit, por është e vështirë të kuptosh se për cilin motor bëhet fjalë.

Gjithashtu, në pjesën e pasme të makinës janë dritat e thjeshta LED. Mungesa e një parakolpi tradicional nënkupton një pamje të papenguar të gomave të pasme. Nilu27 prezantohet si një markë e re. “Pa u shqetësuar për digjitalizimin, elektrifikimin dhe shpërqendrimet e tjera, ne fokusohemi në përvojën përfundimtare të makinave”-u tha nga kompania.

Selipanov është një projektues pas një numri makinash të shkëlqyera, duke përfshirë Bugatti Chiron, Koenigsegg Gemera dhe konceptin Genesis Essentia. Ai është njohës i mirë i makinave dhe krijimi i parë i kompanisë Nilu27 duket se plotëson të gjitha kriteret e një hiermakine tradicionale. Se sa ka ecur zhvillimi i hipermakinës së parë të markës dhe sa njësi do të prodhohen nuk dihet ende.