Sociale

Juglindja nën petkun e dëborës, nuk ka akse të bllokuara

Moti i ftohtë që ka përfshirë vendin ka rikthyer reshjet e borës në zonat malore. Në juglindje raportohet se trashësia e dëborës ka arritur nga 5-15 cm. Qarku i Korçës ka patur reshje intensive dëbore gjatë natës, trashësia e të cilës varion nga 5 deri në 25 cm, duke bërë që të ketë probleme me energjinë elektike dhe pastrimin e rrugëve.

Akset kryesore dhe ato turistike janë pastruar dhe kriposur për të mos bllokuar qarkullimin.

Këto akse janë të kalueshme dhe pa probleme ndërsa për rrugët dytësore në Voskopojë dhe Vithkuq dhe rrugët e shesheve të qytetit po punohet për pastrimin e tyre.

Në segmentin Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore nga drejtuesit e automjeteve.

Probleme si pasojë e motit të keq ka pasur edhe e energjinë elektrike me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në Kolonjë dhe Korçë.

Sa i përket parasikimit për sot, vendi ynë pritet të përfshihet nga vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit në orët e para të mëngjesit.
Në zonat malore kryesisht në juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit e më pas do të mbizotërojë orët me diell.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 6°C, në zona e ulëta -1 deri 12°C, në zona bregdetare 5 deri 12°C.