BBV - Live nga shtëpia - NEWS

Juli habit me deklaratën për Heidin: Ajo është më e…

Në TAR po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 19:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione, në këtë ditë feste të Pashkës katolike e ku iu është kërkuar të ngjyrosin vezët simbol.

Paneli i katërt dhe i fundit për sot përbëhet nga Romeo, Juli, Jetmiri dhe Graciano i cili u rikthye në shtëpinë më të famshme në vend mbrëmjen e kaluar. Tema për të cilët do diskutojnë banorët është ‘Strategjite dhe Loja’ për të cilën banorët japin mendimet e tyre dhe pyesin njëri tjetrin.  I pyetur se kë Juli shikon si lojtare të fortë ai deklaroi:

Heidi është lojtare e fortë. Ajo e ka argumentin shumë të fortë, i qëndron mendimit të vet dhe më pëlqen mënyra se si e zbërthen çështjen. Heidi është lojtarja më e fortë nga gocat. Kisha pasur një përshtypje për Ilnisën si lojtare të fortë në fillim por shikoj që nuk i çon gjërat deri në fund!